‘Linkin Park’ kishin planifikuar turneun e tyre botëror, i cili do të fillonte me 27 korrik, për të promovuar albumin e tyre të shtatë ‘One More Light’, të cilin e lancuan në muajin maj.
Performanca e fundit e ‘Linkin Park’ me këngëtarin tashmë të ndjerë, Chester Bennington ishte me 6 korrik, në ‘Barclaycard Arena’, Birmingham, Angli, shkruan Billboard, shkruan kultplus.
Më poshtë gjeni videon nga performanca e fundit e Chester Bennington, ku ‘Linkin Park’ këndojnë dy këngët e tyre ‘Papercut’ dhe ‘Bleed It Out’.
Chester Bennington për dy dekada ishte pjesë e grupit rok të njohur, ‘Linkin Park”. Ai njihej për tekstet e tij me mesazhe të forta, mesazhe këto që po marrin më shumë kuptim pas vetëvrasjes së tij.
Chester Bennington, pasi kishte varur vetën, trupi tij i vdekur, është gjetur mëngjesin e djeshëm, në një banesë private në Los Angelos./a.ç