Gjatë ditës së shtunë pritet të zhvillohet votimi për kryetar të Partisë Demokratike. Në garë janë dy kandidatura, kryetari aktual Lulzim Basha i “vetëngrirë” nga posti dhe kandidati tjetër, Eduard Selami. Ora News ka siguruar fletën e votimit ku demokratët do të përzgjedhin një prej kandidatëve, duke votuar përbri tyre me shenjën x ose plus.
Janë rreth 103 mijë anëtarë të Partisë Demokratike që kanë të drejtën e votës, megjithëse një pjesë e konsiderueshme e tyre ndodhet jashtë vendit. Zgjedhjet do të zhvillohen në mbi 60 degë, ndërsa numërimi i fletëve të votimit do të bëhet në selinë qendrore të partisë. /ma.me