Tërmeti me magnitutë 6.7 ballë që ndodhi ditën e sotme në ishullin Kos të Greqisë, nga i cili vdiqën dy persona dhe mbi 100 të tjerë u plagosë, shkaktoi ko pak frikë dhe ankth ndër banorët.
Një nga personat që i ka shpëtuar mrekullisht tërmetit është edhe këngëtarja Eli Fara.
Eli po kalon pushimet në plazhin e Kardamena. Përmes një statusi në Instagram ajo shkruan se i ka shpëtuar mrekullisht tërmetit të fuqishëm, ndërsa ndodhej në hotel.