Policia e Tiranës njofton se ka vënë në pranga ditën e djeshme një 37-vjeçar, i cili ishe shpallur në kërkim. Mësohet se është arrestuar Florenc Tresa, banues në Tiranë. Arrestimi i tij është bërë pasi, Gjykata e Krimeve të Rënda, ka caktuar masën arrest me burg për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim”. Lidhur me këtë çështje, pas arrestimit të 37-vjeçarit, policia thotë se materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda, për veprime të mëtejshme.
ma.me