26-vjecari Edison Delia i ka shpëtuar atentatit që është bërë ndaj tij, mbrëmjen e djeshme në rrugën “4 dëshmorët” në Tiranë. 5 të shtëna kanë dëgjuar banorët e zonës, prej të cilave dy prej plumbave kanë prekur në trup 26-vjeçarin. Ai është dërguar me shpejtësi për në Spitalin e Traumës, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe është jashtë rrezikut për jetën. Në momentin e parë që mbërriti në spital, 26-vjeçari gënjeu mjekët për identitetin e tij.
Ai u tha një identitet të rremë oficerëve të policisë, por më pas në xhep iu gjet karta e identitetit me emrin Edison Delia. Ndërkohë Policia thotë se i riu nuk është një person me precedent penal. Ai madje ka thënë para oficerëve “se nuk e di kush e bëri atentatin dhe nuk arriti ta shikojë për shkak të errësirës.
Ndërkohë burime nga policia bëjnë me dije se një person me biçikletë i është afruar Edison Delisë pranë shkollës “Partizani” dhe më pas ka qëlluar disa herë në drejtim të tij.
Policia dyshon për ndonjë konflikt të mundshëm që mund të ketë patur 26-vjeçari, por nuk përjashtohen edhe pistat e tjera. Gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes, mund të çojnë hetuesit drejt zbulimit të autorit, ndërkohë që Policia pavarsisht kontrolleve mbrëmjen e djeshme dhe gjatë natës, nuk arriti të arrestonte autorin.
ma.me