Topi risolli në kujtesë një nga akuzët më të rënda që i janë bërë gjatë koëhs që ishte president kur një një debat të ashpër me Berishës tha se presidenti fliste me heshtje.
“Kur unë vetëm një herë fola me heshtje në PD më kritikuan. Ja pra që u folka edhe me heshtje siç po hesht tani zoti Berisha për ato që po ndodhin në PD”. Nisur nga kjo situatë Topi ka një përkufizim edhe më të rëndë për situatën në PD. “Është një mekanizëm i amortizuar që nuk ka mundësi për transfuzion”, tha ai.
PËR PRESIDENTIN META
Gjatë emisionit “Debati në “Channel One”, presidenti i 8-të i shtetit shqiptar Bamir Topi ka dhënë një opinion edhe për presidentin e 10-të Ilir Meta i cili do marrë detyrën ditën e hënë. “Unë e vlerësoj shumë zotin Meta I cili edhe pse shumë i ri ka një përvojë të veçantë në politikë. Unë kam konsiderata të mira për të dhe kam parë një ekuilibër të brendshëm te zoti Meta Presidenca e tij ka që për të treguar pikërisht këtë përvojë por nga ana tjetër Topi bëri një parashikim për marrëdhëniet e Metë she Ramës në vitet e ardhshme. “Unë parashikoj që këto marrëdhëniet nuk kanë për të qenë të qeta. Meta president me Ramën kryeministër do ti ngjajë historisë sime me kryeministrin Berisha.”
PËR MAZHORANCËN
“Bamit Topi deklaron se fakti që populli e voti më shumë Edi Ramën do të thotë se në mandatin e parë ka qeverisur shumë mirë” tha Bamir Topi për zgjedhjet e 25 qershorit. Por ai shkoi edhe më tej kur argumentin e tij e lidhi edhe me opozitën. “Por kur ke edhe një kundërshtar të dobët si PD fitorja të bëhet dhe më e lehtë”. Sipas Topit një nga arsyet e fitores ishte edhe situate në PD. “Unë nuk shikoj te PD peshën e duhur të një partie të opozitës”, tha Topi duke nënkuptuar që kryeministri rama do ta ketë të lehtë qeverisjen në mandatine dytë.