Ali Podrimja është hedhur nga Ura e Fshejtë, dhe sipas përshkrimeve, ai në atë hedhje është njohur si Ali Italiani.
Fotografia është bërë në qershor të vitit 1960. Shumë pak janë në dijeni se Ali Podrimja ishte një ndër personat që kishte sfiduar vetën edhe në hedhje në lum, nga Ura e Fshejtë në Gjakovë, hedhje mjaftë e njohur në Kosovë, që vazhdon tradicionalisht edhe në ditët e sotme, shkruan KultPlus.
Shaip Beqiri, pikërisht në përvjetorin e pestë të vdekjes së poetit Ali Podrimja, ka shpërndarë një fotografi nga hedhja e Ali Podrimës nga Ura e Fshejtë, dhe sipas përshkrimeve, ai në atë kërcim është njohur si Ali Italiani, dhe hedhja është bërë në qershor të vitit 1960. (b.an)