Deputeti i LSI Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratave të zv.ambasadorit amerikan ku mes të tjerash ai nënvizoi problemet që hasin bizneset.
“Një tjetër notë nga SHBA për kryeministrin, zero”, thotë Petrit Vasili pas deklaratave të David Muniz se korrupsioni në Shqipëri është aq i përhapur, sa duket sikur vendi nuk do të bëjë biznes.
“Intervista e zëvendës ambasadorit të SHBA-së vë gishtin në plagë.
Kryeministri i shurdhuar nuk i dëgjon kambanat e SHBA-së, që foli qartë për korrupsionin e qeverisë, që largon bizneset e investimet e huaja dhe që asfikson e mbyt ekonominë.
Meqenëse ka merak notat, ja pra ku e ka kryeministri edhe një notë tjetër nga SHBA: Zero!
Zeroja e dytë, pas zeros që mori në Trieste, nga ku erdhi pa fituar asnjë projekt për Shqipërinë”, shkruan Vasili./a.m.