Koalicioni PDK-AAK-Nisma (PAN) nuk i ka siguruar ende votat as për zgjedhjen e kandidatit të preferuar për kryetar Kuvendi.
Koha Ditore merr vesh se përpjekje të forta është duke bërë i nominuari për kryeministër, Ramush Haradinaj që përveç kandidaturës së tij, t’i sigurojë votat edhe për kryetarin e Kuvendit.
Kandidati më i përfolur për këtë post është Kadri Veseli, edhe pse zyrtarë të PDK-së kanë mohuar të jetë vendosur për kandidatin.
Burime të gazetës brenda koalicionit PDK-AAK-Nisma, i kanë thënë gazetës se vonesat në thirrjen e seancës janë për shkak të mungesës së votave për ta zgjedhur kryetarin, si hapi i parë që duhet përmbushur para se të zgjidhet kryeministri. (b.an)