Dario Myftiu, 38 vjeçari me banim në Durrës, i dënuar më parë për fallsifikim dokumentash, u arrestua nga Specialistët për Narkotikët në Durrës me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
Gjykata Italiane ka lëshuar ndaj tij urdhër arresti për veprën penale”Trafik droge”.
Sipas bluve, Gjykata e Padovës Itali me Vendimin Nr. OCCC 9710/2015 -139/2017RGGIP, datë 06.07.2017, ka lëshuar Urdhërin e Arrestit për veprën penale, “Trafik droge”, parashikuar në nenet 81, të Kodit Penal Italian, dhe nenit 73 e 80 të ligjit”Mbi drogat”.
Maksimumi i denimit 20 vjet burg.
Një vit më parë ai u lirua gabimisht nga burgu italian, edhe pse njihej si bos i drogës.
a.ç