Një makinë është përfshirë nga flakët teksa ishte duke ecur në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e se martes në bulevardin “Bajram Curri”, pranë kryqëzimit të shkollës “Vasil Shanto”.
Mjeti i përfshirë nga flakët është një ‘Audi A8’, ndërsa drejtuesi ka hapur krahun dhe ka dalë me shpejtësi sapo ka konstatuar zjarrin.
Si pasojë e ngjarjes nuk ka të lënduar, ndërsa makina është dëmtuar ndjeshëm. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes.
Shërbimi zjarrfikës dhe forca policie në vendngjarje kanë nisur hetimet.
a.ç