Kundërshtojnë me forcë punonjësit e policisë , drejtuesi dhe 2 pasagjerët në një mjet , arrestohen në flagrancë. Pas testit të alkoolit, drejtuesi i mjetit rezulton se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Me datë 17.07.2017, nga Seksioni për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë , u arrestuan në flagrancë shtetasit :
– Gjenar Bibaj, 36 vjeç, banues në Lezhë
– Kristjan Ejlli, 20 vjeç, banues në Kurbin
– Eduart Tema, 25 vjeç, banues në Mamurras
Rreth orës 00:05, shtetasi Gjenar Bibaj, në Shëngjin – Lezhë, kur po drejtonte një mjet Reno Megan, është konfliktuar me një drejtues tjetër mjeti dhe në këtë kohë ka ndërhyrë patrulla e përgjithshme për të sqaruar konfliktin.
Në momentin e ndërhyrjes , drejtuesi i mjetit shtetasi Gjenar Bibaj , në bashkëpunim edhe nga 2 pasagjerët në mjet , shtetasit Kristjan Ejlli dhe Eduart Tema, kanë kundërshtuar me forcë fizikisht punonjësit e policisë.
Pas testit të alkoolit, shtetasi Gjenar Bibaj rezultonte se drejtonte mjetin në gjëndje të dehur.
Veprat penale ” Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” ” Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” parashikuar nga nenet 236/2 dhe 291 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasit Gjenar Bibaj.
Vepra penale ” Kundërshtim i punonjësit të policisë të rendit publik” parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasve Kristjan Ejlli dhe Eduart Tema.
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme./a.m.