Kryetari i ngrirë i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe rivali i tij për kreun e partisë, Eduard Selami do të përballen live sot përpara demokratëve të Shkodrës, në kinema Millenium, por pak para se të niste takimi në sallë ndërpritet energjia elektrike.
BalkanWeb raporton se deri në momentin kur u ndërpre energjia në sallë kishte mbërritur vetëm Eduard Selami, ndërsa pritej ardhja e kryetarit Lulzim Basha.