Një 38 vjeçarë ka ndërruar jetë në Vlorë si pasojë e kontakt më rrymën elektrike. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00, ku në lagjen “Ujë i Ftohtë”, në shtëpinë e tij shtetasi me inicialet shtetasi F.L., 38 vjeç, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Nga hetimet e kryera, dyshohet se ngjarja ka ndodhur nga pakujdesia pasi personi ka qenë duke ndërhyrë në një kabull elektrik. Policia po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.