Zjarret në Shqipëri duket se kanë shkaktuar shumë probleme, duke shkaktuar qindra hektarë pyje të djegura.
Por, policia ka nisur të marrë masa për autorët që u vënë zjarrin pyjeve, duke arrestuar një 63-vjeçar, pasi dyshohet për zjarrin në Selenicë !
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mavrovë të Njësisë Administrative Kotë, në vendin e quajtur “Blodua” ku është djegur një sipërfaqe toke prej 150 hektarësh pyll-shkurre dhe një sipërfaqe tjetër prej 2.2 hektarësh në të cilën janë shkatërruar rreth 300 rrënjë ullij (10-vjeçarë) në pronësi të 3 personave.
Mësohet se Ylli Hoxhaj, 63 vjeç, është autori i zjarrvënies së qëllimshme në lidhje me këtë ngjarje.
Materialet janë referuar në Prokurori në ngarkim të tij për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. /b.d