Mediat kanë zbuluar disa nga arsyet që mund të kenë shtyer Bonuccin të largohet nga Juventusi.
E gjitha duket se kishte filluar në zhveshtoret e ekipit në kuadër të finales së Ligës së Kampionëve, ku bardhezinjtë pësuan humbje prej Real Madridit me rezultat 1-4.
Në mes të dy pjesëve të ballafaqimit kur Dani Alves kritikoi Paulo Dybalan për kartonin e parë të verdhë të marrë në 45 minutshin e parë.
Këtu ndërhyri Bonucci, i cili kritikoi Alvesin për plogështi në ndeshje dhe se kundërshtari Marcelo po e lë pas atë.
Në këtë diskutim u përfshi edhe Antoni Barzagli, i cili i kërkoi të qetësohej Bonuccit, por ky iu kthye me fjalët “Mos fol ti, se Marcelo nuk po të llogarit fare”, por veterani Barzagli ia kujtoi Bonuccit se për fajin e tij, Cristiano Ronaldo shënoi golin e parë.
Për të mos u keqesuar situata ndërhyri trajneri Massimiliano Allegri, i cili mbrojti njëkohësisht edhe Dybala.
Kjo ka bërë që marrëdhëniet mes trajnerit dhe Bonuccit përfundimisht të prishen pasi që në të kaluarën ishin të brishta, duke kujtuar edhe kohën kur mbrojtësi ishte pezulluar për ndeshjen kundër Portos, përgatiti Blic. (b.an)
.,.