Mourinho e ka konfirmuar se Manchester Unitedi dështoi ta transferojë Moratan në “Old Trafford”.Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka zbuluar se “Djajtë e Kuq” dështuan ta transferojë sulmuesin e real Madridit, Alvaro Morata, në “Old Trafford”, shkruan Goal, transmeton Gazeta Express.
Portugezi ka lënë të kuptohet se çmimi i lartë i kërkuar nga Reali bëri që sulmuesi spanjoll të mos transferohet në Premierligë te United, duke blerë kështu në fund Romelu Lukakun për 75 milionë funte nga Evertoni.
“Nuk më pëlqen të flas për lojtarët që nuk janë tanët, Morata nuk është i joni. Unë nuk jam askushi të flas për lojtarët e Real Madridit”, u përgjigj fillimisht Mourinho.“Po, jemi interesuar për të, kjo gjë tashmë është bërë edhe publike. Thjeshtë nuk arritëm një marrëveshje ekonomike”, shtoi Mou.
“Është e drejtë e Real Madridit që të kërkojnë para sa të duan për lojtarët e tyre. Ne nuk vendosim çmime lojtarëve të Realit, është Madridi që e bën këtë dhe në fund nuk arritëm një marrëveshje”, theksoi mes tjerash Mou. (b.an)