Astrit Patozi dhe anëtarët e kryesisë së PD-së që kanë kërkuar shkarkimin e Lulzim Bashës, e kanë vijuar takimin e radhës me simpatizantë të Vlorës, para të cilëve Patozi sqaroi arsyet pse nuk u fut në garën për kryetar.
“Jo një kandidat, por do ishim 2 dhe ne do i merrnim timonin në mes të ditës Lulzim Bashës. Unë nuk isha i gatshëm ta bëja këtë. Dikush thotë po t’i hyje aty se do të mbështesnim ne, por në rast se ai thotë listat i kam unë, ta dini që ju s’do e keni emrin në listë, do jenë disa të tjërë. Nuk u futa në garë dhe kërkova një garë korrekte e vetmja që do na nxirrte nga koplasi”,- tha ai.
Patozi u shpreh i bindur dhe kërkoi nga çdo demokrat të mos lejonin garën farse brenda PD-së më 22 korrik.