1867 – Alfred Nobel, shpikësi i dinamitit, shfaqi për herë të parë shpikjen e tij në një gurore pranë qytetit anglez të Redhill.
1789 – Në Paris populli pushtoi burgun famëkeq të Bastille, një simbol i monarkisë. Kjo ditë është konsideruar si fillimi i Revolucionit Francez, një ngjarje që ishte edhe një pikë kthese në historinë evropiane. Në Francë, festohet si festë kombëtare.
1887 – Vdiq industrialisti gjerman dhe prodhuesi i armëve Alfred Krupp. Ishte i pari që filloi të prodhojë top prej çelikut të shkrirë dhe fitoi monopolin me prodhimin e topave të ushtrisë Prusiane, duke krijuar kështu një prodhim të fuqishëm metalurgjik me markën “Krupp”.
1904 – Lindi shkrimtari amerikan, me origjinë polake hebreje, Isaac Bashevis Singer, fitues i Çmimit Nobel për Letërsi në vitin 1978. Ai është konsideruar si një nga shkrimtarët më të rëndësishëm modern në Jidish, edhe pse veprat e tij u njohën vetëm prej përkthimit në anglisht (“Rob”, “Satanai në Goraj “,” Magjistari i Lublin “). (b.an)