Në orët e para të mëngjesit të sotëm, është tentuar të vidhet transformatori i nënstacionit Mëzez.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30-04:00 e mëngjesit të sotëm në kabinën “Peshku” ku punëtorët e nënstacionit kanë konstatuar dëmtim të fiderit 108 /nënstacioni Mëzez.
Pas një verifikimi të kabinës, është gjetur kapaku i transformatorit I hapur dhe vaji i derdhur në tokë si dhe dëmtim të urave të transformatorit të TM dhe TU.
Menjëherë është lajmëruar policia, ndërkohë pritet që në kabinë të rivendoset transformatori i ri.
Aktualisht zona që furnizohet nga kabina “Peshku”, ka mbetur pa energji, konkretisht: zona pa drita tek vaskat e peshkut, parku Logjistik Tiranë, prapa godinës së Coca-Colës. /b.d