Duke folur në emisionin të Paekspozuarit, kandidati për kreun e PD-së, Eduard Selami bëri një mea culpa për përjashtimin e Gramoz Pashkos dhe mocionistëve të vitit 1992 në Partia Demokratike.
Selami u shpreh se nuk është krenar për atë që është bërë në 13 gushtit të vitit 1992, ku u mbajt konferenca e jashtëzakonshme e PD-së, nga ku u përjashtuan disa prej themeluesve kryesorë të kësaj partie, Gramoz Pashko.
Kujtojmë që Gramoz Pashko humbi jetën vite më parë pas një aksident me helikopter.