Pasi mbyllën ditën e djeshme një takim me demokratët në Durrës, nesër Astrit Patozi së bashku me kolegët e tij do të vijojnë turin e takimeve në Vlorë.
Patozi lajmëron se nesër do të jenë në qytetin e Vlorës, ndërsa takimi do të zhvillohet në teatrin “Petro Marko”.
Statusi i plotë i Astrit Patozit:
NESËR ME DEMOKRATËT E VLORËS
Nesër, më 14 qershor, ora 19:30, bashkë me kolegët në Teatrin “Petro Marko” të Vlorës. Vijon bashkëbisedimi për shpëtimin dhe ringritjen e Partisë Demokratike.
Demokrate dhe demokratë vlonjatë, që nga viti 1990 e deri më sot, jeni të ftuar të ndajmë shqetësimin e përbashkët për fatin dhe të ardhmen e forcës sonë politike.
ASKËND PËR TË HUMBUR, GJITHËKËND PËR TË FITUAR.