Të bësh seks të paktën një herë në javë ngadalëson plakjen tek gratë – edhe nëse nuk kënaqesh, ka zbuluar një hulumtim i ri.
Të jesh seksualisht aktiv rritë gjatësinë e telomereve të grave, thuhet në studim.
Ato gra me telomere (që ndodhen në fund të ADN-së) më të gjata u gjet se kishin lidhje me plakje më të ngadalshme, jetëgjatësi më të madhe dhe shëndet të përgjithshëm më të mirë, transmeton Gazeta Express.
Telomeret e grave rriten me seksin e rregullt, pavarësisht nëse ato kënaqen apo jo me marrëdhënien e tyre.
Hulumtuesit besojnë se seksi mund të ngadalësojnë plakjen tek gratë duke larguar stresin dhe duke rritur sistemin imun.
Hulumtimi u krye nga Universiteti i Kalifornisë në San Francisko, pas një studimi që zgjati një javë.
a.c