Kënga më e fundit që ka pushtuar mbarë botën e krijuar nga superyjet e muzikës latine, Luis Fonsi dhe daddy Yankee, është shndërruar në projektin më të suksesshëm në botë në tri javët e para të lançimit duke u bërë viral në internet.
Videoklipi “Despacito” është tani video e pestë më e shikuar në historinë e YouTube me rreth 2.5 miliardë klikime, kurse lançimi i po këtij klipi është bërë para fare pak kohësh.
Vetëm pak muaj më parë, kryeministri i Porto Rikos, Ricardo Rossello deklaroi falimentimin e shtetit të tij. Por, kjo nuk zgjati shumë, pasi që kënga shumë e dashur ka hyrë në veshin e gjithë botës dhe ka tërhequr interesim për ishullin e vogël. Popullariteti mbarë botëror dhe vetëm pjesa e tekstit në këngë “Vamo a hacerlo e nuna playa en Puerto Rico” që në shqip do të thotë “Kështu e bëjmë ne në Porto Riko”, ka rritur në mënyrë të pabesueshme turizmin deri në 45 për qind.
Edhe pse është përmendur vetëm një herë, në një rresht të këngës, efekti që ka pasur kënga në Porto Riko ka qenë për të mos u anashkaluar.
Sipas gazetës lokale në Porto Riko, ‘Un Nuevo Dia’, kjo këngë dhe klipi i saj ka rritur turizmin në një shkallë të papritur, citon telegrafi. Videoklipi përfshin vende shumë të famshme si klubi La Factoria në Old San Juan dhe sektorin La Perla, ashtu sikurse edhe pamje tjera të bukura nga ishulli. Agjensitë turistike tashmë kanë parë këtu një mundësi të re dhe i kanë përfshirë këto vende në guidat e tyre turistike.
ma.me