Nën Qafën e Llogarasë shtrihet Riviera Shqiptare. Pothuajse të gjithë ata që i drejtohen fshatrave të Himarës deri në Sarandë, të paktën herën e parë që kalojnë, ndalojnë në ballkonin e Llogarasë. Të shumta janë shkrepjet e aparatëve apo smartphonëve për të nxjerrë një foto në këtë peisazh ku mund ta studiosh në hapësirat e tua detin.
Pranë këtij ballkoni qëndron edhe një zyrë informacioni që ishte enkas për turistët qoftë shqiptarë apo të huaj. Brenda zyrës së improvizuar qëndronte Anxhela, një vajzë e re e cila ndonëse në profesion ishte infermiere, në këtë sezon veror jepte informacion për çdo shërbim që ofronte bregdeti.
“Duke qenë së ne jemi një zyrë informacioni për të huajt, por edhe për shqiptarët, pasi ka vendas që vijnë nga Tirana që nuk i dinë vendet e bregdetit të cilët mund të vijnë për një informacion më të detajuar, për një vend ku mund të na kërkojnë edhe neve si sugjerim se ku ata mund të shkojnë sidomos të pjesa e bregdetit. Ne japim një informacion të përgjithshëm, çfarë ata kërkojnë në përgjithësi, nëqoftëse ata duan të shkojnë në një restorant të mirë, një bregdet të mirë, vendi ku ata mund të shkojnë, mund të hanë, ku mund të qëndrojnë. Sivjet duke qenë se janë bërë edhe shumë rregullime në vendin tonë, turistët janë duke ardhur akoma edhe më shumë, pasi është edhe piku i sezonit turistik, por polakë edhe gjermanë janë turistët që na vizitojnë më së shumti. Duke qenë se është sezon turistik normale ka çmime të mira, por ka edhe çmime jo të mira, varet në bazë të buxhetit të çdokujt. Nuk mund të bëjmë një ndarje të prerë me thikë që ky restorant ka çmime më të arsyeshme, apo ky tjetër ka çmime të kripura, pasi varet në bazë të asaj çfarë ti kërkon dhe asaj çfarë ofrohet. Çmimi më i çmendur varion deri në 120 euro një dhomë, për një natë. Parashutizmin ka shumë që vijnë edhe e kërkojnë, kjo është gjë shumë e mirë për vendin tonë që hidhen me parashutë, e promovojnë shumë vendin tonë. Çmimet janë të arsyeshme, një hedhje mund të shkojë deri në 50 euro një person. Përveç hedhjes me parashutë, shërbime të tjera që ofrohen përgjatë bregdetit janë zhytjet, skafet që mund ti marrësh një skaf kur janë grup. Kur je grup çmimi është më i arsyeshëm, ndërsa kur je një individ çmimi të vret më shumë. Ka motora që mund ti marrësh me qera dhe shume shërbime të tjera”, ka treguar Anxhela per emisionin “Rreze Dielli. /ma.me