Sërish një set fantastik fotosh realizuar nga kamerat kurth të vendosura në Parkun Kombëtar të Shebenik- Jabllanicës nga stafi i Administratës së Zonave të Mbrojtura Elbasan. Në setin më të fundit publikohen fotot e Ariut të Murrëm (Ursus arctos), një specie e cila bën pjesë në listën e kuqe (rrezik zhdukjeje), por që po shumohet me ritme shumë të kënaqëshme në këtë park.
Stafi i ADZM Elbasan është gazuar pa masë nga këto foto dhe argumenton se “habitati i ariut të murrmë si gjitar i madh, tashmë është në kushtet optimale që siguron ripërtëritjen e tij”. Gjithashtu AdZM Elbasan evidenton faktin se në këtë park “vihet re një përmiresim i dukshëm i faunës së egër si një vlerë e shtuar e Zonave te Mbrojtura”./infoelbasani.al/ma.me