Me kërkesë të Emergjencave Civile ditën e sotme në Shqipëri do të mbërrijnë nga Gjermania edhe dy helikopterë të “Viva helicopters”.
Gjatë ditëve të fundit helikopterët Viva po punojnë nga mëngjesi deri në darkë për shuarjen e flakëve.
Të mërkurën, Emergjencat Civile kanë kërkuar ndihmën e kompanisë së helikopterëve VIVA për shuarjen e flakëve në fshatin Maqellarë në Dibër.
Po ashtu helikopterët e kompanisë Viva kanë marrë pjesë edhe në aksione në zonën e Fushë Bulqizës, si edhe në jug të vendit në Malin me Gropa./a.m.