Lindita Tako, zyrtarja e lartë e Drejtorisë së Verifikimit të Titujve të Pronësisë në Tiranë, njëheresh kandidate për deputete e PS-së në Dibër ka reaguar pas përfshirjes së emrit të saj në “listën e zezë” të kryeministrit Rama, me 100 nëpunësit e dyshuar si abuzues në administratën shtetërore dhe te denoncuar nga qyetetaret.
Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Tako ka sqaruar pozicionin e saj, shprehet e hapur per hetime dhe thekson se Rama e ka perbaltur publikisht pa asnje te drejte.
KOMENTI I LINDITA TAKOS NË “FACEBOOK”
Mirembrema Z. Kryeminister !
E ndjej per detyre jo vetem institucionale por edhe qytetare t’ju sqaroj se une kam sherbyer per rreth dy vjet ne postin e Drejtores se KVVTP-se, nje funksion i deleguar prane Prefektit Tirane. Funksionimi i ketij komisioni eshte verifikimi i titujve te pronesise te ndare sipas ligjit 7501 per tokat bujqesore. Ne kete detyre kam ardhur ne fund te vitit 2015 dhe vetem te nje pune mjaft te madhe arritem qe ky komision te vihet ne eficence per zbatimin e ligjit.
Vetem ne vitin 2016 jane 372 vendime shfuqizuese te Aktit te Marrjes se Tokes ne Pronesi duke kontrollur 674 akte te tilla dhe duke i kthyer shtetit 363.5 Ha toke bujqesore te grabitur padrejtesisht dhe duke i detyruar abuzuesit te kthejne ne shtet edhe 194,12 million leke te reja.
Te gjitha vendimet e marra ne periudhen e drejtimit nga ana e ime kane qene vetem vendime shfuqizimi dhe asnje vendim lenie ne fuqi te akteve (d.m.th ne favor te subjekteve private), qe do te thote se asnje subjekt nuk ka marr vendim favorizues prej nesh. Kjo tregon mospasjen e mundesise abusive ne kete pozicion.
E njejta pasqyre eshte edhe per vitin 2017 ku deri ne momentin e mbajtjes se kesaj detyre, perseri kaemi marre 67 vendime shfuqizimi dhe asnje lenie ne fuqi. Cdo vendim i marre nga ky komision eshte akt konstatues pasi kalojne ne Gjykaten Administrative per tu gjykuar.
Ne keto kushte, kur marrja e vendimeve tona kane qene te gjitha ne favor te shtetit dhe jo te individit, e favorizon ankesen dhe e ben mjaft te lehte perbaltjen time personale dhe te stafit qe une kam drejtuar.
Kjo eshte nje kosto profesionale qe persa i perket anes administrative e mbaj me deshire, pasi kam qene zbatuese e perpikte e ligjit, por ne aspektin personal nuk me takon nje perbaltje e tille, ne kushtet e nje presioni te jashtezakonshem, pasi askush nuk ia kthen me deshire shtetit token e grabitur. Jam ne dispozicion tuaj per investigimin e situates.
Zbulohet denoncuesja e ish-kandidates:
Por kush është denjoncuesja e ish-kandidates së PS. Ajo është Mimoza Limanaj dhe më herët çështjen e ka denoncuar në media.
ma.me