Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka marrë vendimin sot të shkarkojë dy drejtues prokurorish, pasi emrat e tyre u përfshinë në listën e 100 zyrtarëve të korruptuar, të publikuar në FB nga kryeministri Rama.
Burime nga Prokuroria e Përgjithshme, thonë për “Panorama” se ata janë Hysni Vata, kreu i Prokurorisë së Laçit dhe tjetri kreu i Prokurorisë së Korçës, Kol Hysenaj. Vendimi është marrë pasi emrat e tyre kanë dalë në listën e 100 zyrtarëve të korruptuar sipas denoncimeve në faqen e kryeministrit Rama. Lista në fjalë ka ngjallur shumë debat në mjediset politike.
ma.me