Kryeministri i Francës Edouard Philippe, tha se në muajin shtator do të paraqesin në Parlament projektligjin i cili parashikon shkurtimin e afatit kohor të aplikimit të refugjatëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një konferencë për media Philippe, tha se projektligji ofron mundësi për strehim në kushte më të mira për refugjatët.
Duke vënë në dukje se e pranojnë problemin e refugjatëve në Francë, kryeministri francez tha se “aktualsiht standartet nuk janë të mira sa duhet të jenë”.
Ndër të tjera Philippe theksoi se punojnë që të reduktojnë në 6 muaj rezultatet e aplikimeve të refugjatëve dhe për të siguruar brenda dy viteve të ardhshme më shumë mundësi strehimi për refugjatët.
“Qeveria do të ndërtojë qendra për të strehuar 4 mijë refugjatë shtesë deri në vitin 2018 dhe për 3.500 të tjerë deri në vitin 2019”, tha Philippe.
a.ç