Aleati më i afërt i Lulzim Bashës Nard Ndoka, përmes një statusi në “Facebook”, ka dalë në mbrojtie të kryedemokratit të “ngrirë” duke ironizuar kritikët e tij brenda PD-së.
Sipas tij kundërshtarët e Bashës janë si veshi i gomarit.
Ndoka ka zgjedhur të bëjë edhe nga një koment për secilin prej tyre.
Statusi i plotë
🌈 Kritikët e Bashës në PD, si “veshi i gomarit”!
🔹Patozi, do garë, por pa Bashën, me veten e tij!
🔹Ruli heq dore vullnetarisht nga kandidimi para zgjedhjeve, pendohet pas zgjedhjeve!
🔹Jozefina është me Berishën, jo me Bashën. Berisha është me Bashën, jo me Jozefinën!
🔹Bregu del dhe i fut ndonjë ‘kodra mbas bregut’ dhe shkon me pushime!
🔹Bode shkruan peticione, ‘hedh gurin e fsheh dorën’, mos ta shohë Berisha!
🔹Imami pajtohet me Jozin që pas “97!
🔸Ca anonimë të tjerë që po bëhen medemek publik, duke sulmuar Bashën, ‘rriti këlysh se të hanë qenë’!
🔹Eduart Selami po garon në kushte të pabarabarta me Bashën, ashtu si Basha garoi me Ramën në zgjedhjet e fundit!
😒 Mirë që është nxehtë dhe Basha u ngri, se do degjonim dhe shikonim gallatë në kampin blu!
✌️ 22 Korriku po vjen, do shkrihet Basha do ngrihen të tjerët, procesi do vazhdojë, të shpresojmë në ringritjen e PD-së!
a.ç