Ka nisur takimi i liderve te Ballkanit, ne te cilin marrin pjese edhe udheheqesit me te larte te BE si kancelarja Merkel, Presidenti francez Macron dhe kryeministri italian Gentiloni. Ne fillim te takimit kancelarja Merkel u shpreh: “pergezojme kolegun tone Edi Rama ne Shqiperi. Shqiperia nen udheheqjen e Edi Rames po ben progres”.
Përgëzimin dhe vlerësimin e punës së kryeministrit shqiptar, Merkel i bëri gjatë fjalës së saj në Samitin që po mbahet në Trieste me liderët e Ballkanit Perëndimor.
Edhe pas përfundimit të zgjedhjeve të 25 qershorit, Merkel përmes një mesazhi drejtuar kreut të qeverisë shqiptare, e uroi për fitoren e Partisë Socialiste.
Në Samitin e Triestes marrin pjesë Federica Mogherini, Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Johannes Hahn Komisioneri për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Violeta Bulc Komisionere për Transport së bashku me shefat e Qeverisë, Ministrat e Ekonomisë dhe Ministrat e Transportit të Ballkanit Perëndimor dhe homologët e tyre nga gjashtë shtete anëtare të BE-së (Austria, Kroacia, Franca, Gjermania, Italia dhe Sllovenia).
Diskutimet janë fokusuar në tri fusha kyçe të bashkëpunimit rajonal: 1) Lidhshmëria, 2) Integrimi rajonal ekonomik/zhvillimi i sektorit privat dhe 3) Kontaktet mes njerëzve.
ma.me