Ministri teknik i Drejtësisë Gazmend Bardhi ka reaguar në lidhje me lirimin e Alket Hatisë nga Gjykata e Durrësit ditën e djeshme. Përmes një shkrese drejtuar Kryeinspektores së KLD-së, Gazmend Bardhi kërkon që të verifikohet rasti i lirimit të 45-vjeçarit nga burgu.
Gjykata arsyetoi se ai e ka kryer një dënim në Shqipëri për akuzat nga shteti italian, por Prokuroria e ka apeluar dosjen, ndërsa sot i ka kërkuar Policisë riarrestimin e tij sërish.
Gjykata e Apelit në Itali e ka dënuar Hatinë me 20 vite burg për trafik droge dhe krijim të organizatave kriminale.
ma.me