Brukseli dëshiron që vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian dhe njëra nga arsyet kryesore për këtë është që të rinjtë të qëndrojnë në vendet e tyre dhe të mos i braktisin ato, ka porositur sot në Trieste komisioneri evropian për Politika të Zgjerimit dhe Fqinjësisë, Johannes Hahn.
Duke folur në samitin e liderëve të gjashtëshes të Ballkanit Perëndimor, i cili mbahet në kuadër të procesit të Berlinit, Hahn tha se kjo do të ulte tensionet nga e kaluara.
Ai ka theksuar se detyrë e politikës është që të sigurojë kornizën, derisa përgjegjësia për lidhje ekonomike i takon komunitetit të biznesit. /b.d