Akademiku Artan Fuga deklaroi se Lulzim Basha i kishte bërë një ftesë për të qenë pjesë e listës të PD-në për zgjedhjet e 25 qershorit.
I ftuar në ‘Këndi i Ekselencës’ në “News24” Fuga pohoi se refuzoi për vetë faktin se nuk kishte përputhshmëri bindjesh. Mes të tjerash ai tha se në këto zgjedhje votoi për PD-në.
“Ka pasur një ftesë. E falënderoj edhe njëherë por nuk e shoh kështu politikën. Nuk i gjykoj kolegët që u angazhuan në politikë. Unë bëjë tërë ditën politikë aktive. Ti nuk hyn në politikë se dikush të fton, politika nuk është karrierë. Nëse bindjet nuk më çojnë drejt atij horizonti politik, unë se bëj. Nuk hyra se nuk gjej dhe skam përputhshmëri bindjesh. Po të më thoshte dikush që; urdhëro që të drejtosh Ministrinë e Arsimit. Do u jepja të drejtat politike studentëve”, tha Fuga.