Organizata Botërore Meteorologjike ka publikuar një raport për temperaturat ekstreme të cilat janë regjistruar në disa vende të botës.
Raporti përfshin periudhën prej fundit të qershorit dhe deri në fillim të muajit korrik.
Një nga temperaturat më të larta është regjistruar më 29 qershor në Iran, ku termometri ka shënuar plot 53.7 gradë Celsius, e cila ka qenë edhe temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në këtë shtet.
Kjo temperaturë e lartë është regjistruar gjatë valës së të nxehtit, e cila ka përfshirë Iranin, Irakun dhe Kuvajtin.
a.ç