Astrit Patozi ka nisur lëvizjen brenda PD për të kundërshtuar zgjedhjet në parti.
Ditën e mërkurë në ora 19:00 ai do të organizojë një takim me anëtarë të Partisë Demokratike në qytetin e Durrësit për të diskutuar mundësitë e daljes nga situata.
Ndërsa përpos kësaj lëvizje në bazë përmes një turi në të gjithë vendin, në ditë në vijim do të mblidhen firmat për të thërritur Këshillin Kombëtar të PD për të anuluar procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri në 22 Korrik.
Patozi, Topalli, Bregu dhe një grup tjetër deputetët, anëtarësh dhe simpatizantësh të PD janë kundër mënyrës sesi Lulzim Basha po zhvillon garën në PD për të marrë një tjetër mandat.
Vlonjatet kerkojne anulimin e zgjedhjeve
Pas Korçës edhe demokratët e Vlorës janë kundër mënyrës si po bëhen zgjedhjet në Partinë Demokratike dhe përmes një peticioni kërkojnë anulimin e tyre.
Dega lokale e PD në qytetin bregdetar ka firmosur një peticion, ku shprehet se aktet e nxjerra nga Lulzim Basha dhe delegimi i funksioneve është kundër rregullores së parashikuar në statut.
Peticioni është firmosur nga 150 demokratë, një ditë para se Lulzim Basha të mbërrijë në qytetin e Vlorës për të zhvilluar fushatën brenda partisë për një mandat të dytë.
Gjatë ditës së djeshme 130 anëtarë të degës së Partisë Demokratike të Korçës kërkuan anulimin e procedurës për zgjedhjen e kryetarit të PD-së nëpërmjet po një peticioni, pasi e cilësojnë garën farsë.
a.ç