Por, kandidati më i avantazhuar mbetet ai i ish yllit të skuadrës së Milanit, Clarence Seedorf.
Burime për “TemA” pranë Federatës Shqiptare të Futbollit konfirmuan se 41-vjeçari – Clarence Seedorf, mbetet emri më i konsiderueshëm dhe më i pëlqyeri nga pjesa më e madhe drejtuese e Federatës Shqiptare të Futbollit për të drejtuar ekipin kombëtarë.
Clarence Seedorf karrierën e tij si trajner e ka nisur tek skuadra ku ai bëri emër dhe si lojtar tek Milani.
Në krye të klubit të Milanit, Holandezi u caktua në vitin 2014 duke e drejtuar këtë skuadër deri në fund të sezonit, dhe më pas u largua duke qenë se nuk arriti dot rezultatet që kërkoheshin nga presidenti Silvio Berluskoni.
Më pas në vitin 2016 ai u largua në drejtim të Kinës, ku mori drejtimin e ekipit kinez Shenzhen FC.
Në rast se Seedorf do të marrë drejtimin e kombëtares shqiptare, për të do të jetë hera e parë që do të drejtojë një ekip kombëtare në karrierën e tij si trajner.
Megjithatë, emrat e tjerë të mundshëm për tu venë në krye të stolit të shqipërisë mbeten dhe Cristian Panucci, Luigi de Canio dhe Walter Zenga.
Shqipëria mbeti pa trajner që pas fitores së arritur në transfertë kundër kombëtares së Izraelit me rezultatin e pastër 3-0 për eleminatoret e kampionatit botëror “Rusi 2018”, ku Gianni De Biasi vendosi që të largohej.
Italiani është një nga trajnerët më të sukseshëm që ka drejtuar deri më tani kombëtaren shqiptare, pasi për herë të parë në histori arriti që të kualifikojë kuqezinjtë në një kompeticion ndërkombëtar – siç është kampionati europian.
ma.me