Për të vlerësuar performancën e Presidentit Trump në Samitin e G-20, ia vlen të kujtojmë dy gjëra. Së pari, për vite me rradhë, komentatorët e politikës së jashtme të republikanëve mallkuan strategjinë e politikës së jashtme “udhëheqje nga prapa” të Barak Obamës si një abdikim të udhëheqjes së SHBA-ve dhe një braktisje të aleatëve të saj. Një kritikë specifike ishte ideja se administrata e Obamës kishte bërë pak, ndërsa Presidenti rus Vladimir Putin kishte ndërhyrë në Ukrainë dhe Siri. Një kritikë më e thellë ishte se Obama dukej reaktiv ndaj ngjarjeve botërore. Në vend që të përcaktojë axhendën globale, Obama shpesh u kritikua se ishte i burgosur nga agjendat e njerëzve të tjerë.Gjëja e dytë është se dy muaj më parë, dy punonjës kyç të stafit të Shtëpisë së Bardhë të Trump, shkruajtën një oponion të jashtëzakonshëm në Wall Street Journal, duke premtuar se strategjia e “Amerikës a Para” nuk do të thotë “Amerika e Vetmuar”.
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare HR McMaster dhe këshilltari kryesor ekonomik Gary Cohn, ishin mjaft të qartë në këtë pikë:Amerika e para nuk do të thotë Amerika e vetmuar. Është një angazhim për të mbrojtur dhe avancuar interesat tona jetësore, duke nxitur gjithashtu bashkëpunimin dhe forcimin e marrëdhënieve me aleatët dhe partnerët tanë. Vendosmëria për të qëndruar pranë popullin tonë dhe mbështetur mënyrëm tonë të jetës, e thellon respektin e miqve tanë për Amerikën.A konfirmoi samiti i G20 i javës së kaluar pretendimet e McMaster dhe Cohn? Jo.Në shumë mënyra, kjo atmosferë ishte përgatirur para fillimit të samitit. Bashkimi Europian dhe Japonia iu përgjigjën instinkteve proteksioniste të Trump duke njoftuar një marrëveshje mbi një marrëveshje tregtare. Siç kolegja ime Ana Swanson raportoi:Udhëheqësit nga Japonia dhe Bashkimi Europian të enjten njoftuan marrëveshjen e tyre mbi pikat e gjera të një marrëveshjeje tregtare që do të mbulojë gati 30 përqind të ekonomisë globale, 10 përqind të popullsisë së botës dhe 40 përqind të tregtisë globale.Nëse kombet pajtohen me termat, marrëveshja do të krijojë një bllok tregtar afërsisht të njëjtë me atë të vendosur nga Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut, një marrëveshje e vitit 1994 midis Shteteve të Bashkuara, Meksikës dhe Kanadasë.Duke ardhur në prag të takimit të Grupit të liderëve globalë në Hamburg, ky njoftim duket të jetë një qortim i llogaritur për Shtetet e Bashkuara, e cila ka hedhur poshtë marrëveshjet tregtare globale në favor të politikave më proteksioniste nën Presidentin Trump, dhe për Britaninë, e cila votoi për t’u larguar nga Bashkimi Europian vitin e kaluar.Nuk duket sikur aleatët e Amerikës janë me të vërtetë të fokusuar pas udhëheqjes së Trump.Ndërkohë, për të gjitha fjalët e lumtura të Trump në muajt e fundit lidhur me presionin e Kinës ndaj Koresë së Veriut, nisja e ICBM-së javën e kaluar çoi në një deklaratë të koordinuar – nga Kina dhe Rusia.
Siç DD Wu i Diplomat vuri në dukje:Ajo që vlen të përmendet tani është se deklarata e përbashkët e 4 korrikut është në fakt deklarata e parë e tillë e lëshuar nën emrin e të dy Ministrive të Jashtme në dhjetë vjet. Koha e menjëhershme e deklaratës si dhe palët nënshkruese demonstrojnë konsensusin më të lartë dhe vendosmërinë midis dy vendeve. Duke pasur parasysh se Rusia dhe Kina janë të dy anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, deklarata e përbashkët nënkupton një aleancë të fortë midis dy vendeve të mëdha në këtë çështje, e cila mund të jetë një shpatë me dy tehe si për Korenë e Veriut ashtu edhe për Shtetet e Bashkuara.Pra, për të gjitha fjalët për një samit të suksesshëm Trump-Xi në Mar-a-Lago, duket se Kina është koordinuar shumë më tepër me Rusinë mbi Korenë e Veriut. Rusia më pas ka bllokuar çdo deklaratë të dobishme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. mbi programin e raketave balistike të Koresë së Veriut.Përfundimisht, Shtetet e Bashkuara ishin mjaft të margjinalizuara në vetë samitin e G-20. Kina dhe Gjermania morën kryesimin në prag të samitit. Pas kësaj, as shkrimet e New York Times dhe as të Washington Post nuk dukeshin të këndshme.
Nga Times: Për vite Shtetet e Bashkuara ishin forca dominuese dhe vendosnin rendin e ditës në mbledhjen vjetore të udhëheqësve të ekonomive më të mëdha në botë.Por të premten, kur Presidenti Trump u takua me liderë të tjerë në konferencën e grupit të 20-ëve, ai gjeti Shtetet e Bashkuara të izoluara në gjithçka, nga tregtia në ndryshimet klimatike dhe u përball me mundësinë e lëshimit të një deklarate nga grupi të shtunën që tregon se si Shtetet e Bashkuara qëndrojnë të vetme.
Dhe nga Post: Presidenti Trump dhe udhëheqësit e tjerë të botës të shtunën dolën nga dy ditë bisedimesh, të paaftë për të zgjidhur dallimet kryesore në çështje thelbësore si ndryshimet klimatike dhe globalizimi, duke lënë një pikëpyetje të madhe mbi një samit ndarës që la kombet e tjera me frikën për të ardhmen e aleancave globale në Epokën Trump.Shkalla e mosmarrëveshjes ishte e jashtëzakonshme për takimit vjetor të Grupin të 20 fuqive ekonomike botërore, një eveniment i njohur më se shumti për përgjumjen rreth çështjeve të lehta për t’u pajtuar. Edhe pse negociatorët bënë një përpjekje të mirëfilltë për të negociuar drejt konsensusit, liderët evropianë thanë se një hendek i hapur midis Shteteve të Bashkuara dhe pjesës tjetër të botës ekziston.Në fund, ata të gjithë nënshkruan një komunikatë, e cila veçoi kundërshtimin e administratës Trump për marrëveshjen e ndryshimeve klimatike të Parisit.Pra, në rastin më të mirë, pjesa tjetër e G-20 ndriti duart lart për pozicionimet e diskutueshme të Trump. Në rastin më të keq, ata refuzuan ta ndiqnin atë për ndonjë çështje madhore. Ekonomia dhe mjedisi ishin çështjet që përbënin pjesën më të madhe të komunikimit, dhe në të dyja këto çështje Shtetet e Bashkuara ishin kryesisht të izoluara.Këshilltarët nacionalistë të Trump janë me sa duket të mërzitshëm me udhëtimin, duke besuar se fjalimi i Trump në Varshav, i kombinuar me takimet e tij dypalëshe në Hamburg, e bëri atë të duket president. Në fakt, fjalimi i tij në Varshav ishte një emocion i përzier. Sa i përket marrëdhënieve dypalëshe të tij, për shembull me Putin, rezultatet janë të dyshimta. Në anën tjetër, një armëpushim në Siri duket se po zbatohet. Në ana tjetër, bashkëpunimi kibernetik i propozuar nga Trump me Rusinë tërhoqi një tallje të gjerë nga ekspertët dhe politikanët republikanë. Kritikat ishin aq të ashpra sa që Trump arriti të kundërshtojë veten në Twitter në një ditë të vetme:Ndoshta dështimi më i madh i samitit ishte mungesa e Trump-it për vendosjen e një agjende të fuqishme të ditës. Nuk kishte asnjë çështje që presidenti ishte në gjendje të shtynte në agjendën që nuk ishte tashmë në agjendë. Në vend të kësaj, ndërsa Trump pati takimet e tij, lidhjet midis vendeve të tjera (BE-ja dhe Japonia, Rusia dhe Kina, BE-ja dhe Kina) dukej se u thelluan shumë më tepër.Pra, për të përmbledhur: Asnjë anëtar tjetër i G-20 nuk është pajtuar me Shtetet e Bashkuara për dy çështjet kyçe të samitit, ndryshimet klimatike dhe tregtinë. Takimi dypalësh më i rëndësishëm i Trump-it rezultoi të ishte një siklet politik për administratën. Dhe pjesa tjetër e botës po mësohet me strategjinë e Trump, Amerika e para.Ndoshta, vetëm ndoshta, Amerika e para do të thotë Amerika e vetmuar./The Washington Post – Lexo.al/