Një 47-vjeçar u plagos me armë gjatë orëve të para të mëngjesit në Lezhë. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A.Gj., shofer autobusi, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
“Me datë 11.07.2017 , rreth orës 05:15 është marrë njoftim se në fshatin Kalivaç në Lezhë, persona akoma të paidentifikuar, kanë plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin A.Gj. 47 vjeç”.
Ai ka deklaruar se nuk i njihte agresorët.
Në vendngjarje menjëherë ka mbërritur grupi hetimor, që po kryen të gjitha veprimet hetimore e proçeduriale për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Po bëhet krehja e zones si dhe janë ngritur pika kontrolli.
Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë , vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave e motiveve të ngjarjes.
/a.m.