Ambasadorja e BE në vendin tonë, Romana Vlahutin e ka thënë theksin te reforma në administratën publike.
Gjatë konferencës “Dialogu i nivelit të lartë mbi progresin e reformës në Shërbimin Civil dhe mbeshtetjen e BE” organizuar nga ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito, Vlahutin u shpreh se punësimi në administatë nuk është i përjetshëm dhe se në këtë kontekst duhet të ndryshohet mendësia.
“Reforma e administratës publike është nga më të vështirat. Puna në administratë mendohet për gjithë jetën, por duhet të ndryshohet kjo mendësi. Reforma në drejtësi, në administratë, në arsim, janë kyçe për integrimin.
Nënpunësi Civil duhet të jetë vetëm në shërbim të qytetarëve, duhen ndryshuar jo vetëm rregullat por edhe mendësia, një vend nuk mund të zhvillohet pa një administratë të aftë.
BE jep 32 mln euro suport për këtë reformë. Në muajt e fundit ka patur përmirësim dhe arritje.
Qeveria e ardhshme të punojë fort në këtë drejtim në mënyrë që administrata të jetë gati kur të nisin negociatat për anëtarësim.
Më vjen mirë që në këto vite kam parë zhvillim. Dhe Reforma në administratë do të jetë edhe një tregues për Shqipërinë, por duhet bashkëpunim edhe nga qytetarët”, u shpreh Vlahutin.
Ndërkohë, ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Hatiro, theksoi se reforma administrative është prioritet për mandatin e dytë qeverisës.
Ajo tha se në 4 vitet e para të qeverisjes u shënuan arritje sa i takon Shërbimit Civil ku u integrua sistemi i karrierës.
“Kjo reformë e administratës është detyrim për integrimin e vendit në BE.
Deri më tani janë bërë ndryshime të mëdha në rekrutimin e shërbimit civil. Futëm për herë të parë sistemin e karrierës”, tha Harito.
a.ç