Isabel Martinez nga Atlanta e Shteteve të Bashkuara, qeshte dhe kryente veprime të pakuptimta me duar, pasi u shpall fajtore për vrasjen e bashkëshortit dhe katër fëmijëve të saj.
Nënës 33-vjeçare, që i ka shkaktuar lëndime të rënda edhe vajzës nëntëvjeçare, i është kërkuar të mos i bënte këto gjeste, por ajo ka vazhduar sërish.
Pasi është shpallur fajtore për pesë vrasje të rënda dhe gjashtë sulme brutale, ajo ka bërje sjellje tjere të turpshme me gishta në drejtim të gjykatësit, pa thënë asnjë fjalë.
“Është mirë të angazhosh një avokat, apo ne do ta bëjmë për ty. Do të njoftohesh me kohë, për seancë të radhës”, i është drejtuar asaj gjykatësi.
Nuk dihen motivet e sulmit, ndërsa asaj pritet t’i jepet dënimi i përjetshëm./a.ç