Numri i të prekurve me kancer në Kosovë në gjashtë muajt e parë të këtij viti është rritur për gati 35 %, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Megjithëse në këto shifra pretendohet të ketë kontribuar evidentimi më i shpejtë i rasteve të reja, numrat sërish kanë shqetësuar drejtuesit e Klinikës së Onkologjisë, raporton KTV.
Vitin e kaluar, në Kosovë ishin shënuar 1200 raste të reja të të prekurve me kancer.
Javën e fundit, si rezultat i rritjes së numrit, ka pasur edhe mungesë të barnave për kimioterapi dhe një prej aparaturave të radioterapisë apo për trajtimin e rasteve kurative është jashtë funksionit dhe duke u shërbyer. (b.an)