Goditet deputeti i PD, Bedri Hoxha. Incidenti ka ndodhur paraditen e sotme gjatë takimit që Lulzim Basha do të zhvillonte me simpatizantët në Burrel
Ngjarja ka ndodhur në kohën kur simpatizantët e Partisë Demokratike po prisnin që të vinte Lulzim Basha.
Deputeti i PD ishte duke drekuar në momentin kur është goditur nga njëri nga anëtarët e Partisë Demokratike, njofton Report TV.
Bedri Hoxha nuk ka bërë kallëzimin në polici për rastin, ndërsa Basha gjatë takimit te Pallati i Kulturës ka kërkuar që të ulen gjakrat.