Një 45-vjeçar është gjetur i pajetë në breg pranë zonës së Nartës, ndërsa trupi është dërguar në morgun e spitalit.
Trupi i 45-vjeçarit u pikas nga pushuesit pranë zonës, të cilët lajmëruan menjëherë policinë.
Emri i viktimës ende nuk dihet, ndërsa nga të dhënat e para, 45-vjeçari mësohet se ka pësuar infarkt, gjatë kohës që po pushonte.
a.ç