OSHEE vijon aksionin për prerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë, ndërsa në 12 orët e fundit ka regjistruar tre raste.
Dy raste janë rilidhje e paligjshme, ndërsa rasti i tretë u kap gjatë natës, pronari i një restoranti në Dhërmi duke vjedhur energji me linje të dytë.
Ndërsa në 24 orët e fundit, OSHEE Vlorë ka proceduar penalisht 5 raste, ku tre janë biznese ndërtimi dhe restoranti.
Aksioni është i përqendruar natën, ku vjedhësit hedhin grepat duke u furnizuar abizivisht, madje dëmtojnë linjat.
a.ç