Një person është arrestuar mëngjesin e sotëm në Fier pasi është kapur nga policia duke ngarë makinën në gjendje të dehur.
Ilir Myrtaj, 37 vjeç, banues në fshatin Rruzhdie të Fierot ishte duke lëvizur me makinën e tij tip “Linfan”, me targë FR 583 C, në vendin e quajtur “Transport” në Patos, kur u arrestua.
Sipas policisë, Myrtaj jo vetëm që po lëvizte në gjendje të dehur, por ishte edhe i pa pajisur me leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.
a.ç