Telenovela midis poetit Amedeo Baçi dhe Lumturie Kodrës, gruan që e akuzon se e ka bërë të dashurohet për ta zhvatur më pas, nuk ka të mbaruar.
Poeti ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Oktapod” të Turjan Hyskës, ku u përball për të disatën herë me Lumturie Kodrën.
I pyetur nga moderatori nëse ka kryer marrëdhënie seksuale me Lumturien, Amedeo u shpreh se:
“Është krejt normale sepse, kur nuk e ndjen, pse të bësh, është një dashuri e pakuptimtë.”
Më pas me një lidhje Skype në emision Lumturia ka “shpërthyer” menjëherë në këtë moment dhe ndryshe nga ai s’e ka mohuar këtë.
“degjo ketu, ai le ta mohojë, po unë jam femër dhe kam dhënë shpritin tim dhe u betova dhe kam deshmitare! Kemi bërë edhe seks… dhe kur i zhvishet femrave ai në Facebook, i zhvishet nga gjysma e lart… ai Don Zhuani shqiptar.”- u shpreh ajo.