Mëngjesi është i rëndësishëm.
Njerëzit e suksesshëm zgjohen herët dhe e nisin ditën me një rutinë që përmban ushtrime, meditim, email-e dhe shumë gota me ujë.
Anthony Hsieh, CEO dhe kryetar i loanDepot që ofron kredi, e fillon ditën duke u zgjuara përpara agimit.
Atë shpesh e pyesin në rrjetet sociale për rutinën e tij prandaj ai vendosi ta ndaj me pjesën tjetër:
“4:45 zgjimi.”
“Lexoj, kthej email-e, lexoj lajmet. Planifikoj ditën deri në orën 6.”
“6 – 6:40 vrapi i mëngjesit.”
“6:40 zgjoj fëmijët dhe në orën 7:25 i nis për në shkollë. Në zyrë mbërrij në orën 8:15.”
“Edhe kur udhëtoj, dy orët e para të ditës janë për nxemje dhe për të organizuar punët që do të bëj gjatë ditës. Ndoshta jam si një makinë e vjetër që i duhet pak kohë për t’u ndezur. Me duhet një tru dhe trup Tesla, për të vepruar shpejt,” ka thënë ai.
Besojeni ose jo, zgjimi i Hsieh nuk është më i hershmi. CEO i PepsiCo Indra Nooyi, për shembull e nis ditën në orën 4 të mëngjesit dhe CEO i Apple Tim Cook e thyen rekordin me zgjimin e tij 5 minuta më herët, në 3:45 të mëngjesit.
a.ç