“Që në fëmijëri kam qenë gjithmonë atlete, kam ecur në mal e gjithashtu e kam përdorur shumë biçikletën.
Rëndësi të madhe ka edhe ushqimi, por gjithmonë duke e mbajtur një balancë. Frutat dhe perimet janë gjithashtu shumë të rëndësishme, si dhe salmoni, unë të paktën një herë në javë e përdor atë si ushqim kryesor, që do të thotë se mënyra e të ushqyerit ka shumë rëndësi”.
Kështu e ka përshkruar pak a shumë veten në disa intervista më herët fotografja dhe dizajnerja e njohur Suzana Mushkolaj, e cila njëherit është nëna e Argjentina Ramosajt. Ajo vjen në një rrëfim për suplementin “Panorama plus” së bashku me një fotosesion të nxehtë për këtë verë në bikini.
Ju keni një karrierë të bujshme artistike, na thoni kush është ajo Suzana që nuk e njeh publiku?
Ka shumë vite që merrem me fotografi artistike, dokumentarë dhe edicionale, duke pasur shumë ekspozita personale dhe kolektive. Po ashtu, kam botuar dy monografi për trashëgiminë kulturore dhe natyrore jam dizajne e modës dhe stolive artistike.
Edhe përkundër viteve që kalojnë ju vazhdoni të gëzoni një fizik të mrekullueshëm. Është kjo falë trashëgimisë apo bëni kujdes të madh për veten?
Sigurisht që pamja ime fizike është trashëgimi gjenetike, mirëpo pa kujdesin tim shumë të devotshëm ndaj ushtrimeve fizike , kujdesin ndaj ushqimit dhe kalorive, hiking dhe aktivitete tjera, nuk do ta kisha dot.
Dhe që nga kjo del se vajza juaj ka trashëguar bukurinë dhe linjat nga e ëma?
Po, Argjentina është një vajzë që përpos bukurisë dhe talentit ka një personalitet shumë me vlerë.
Ju ka ndodhur ndonjëherë t’ju ngatërrojnë në rrugë, ose të mendojnë që jeni mikesha e jo nëna me bijën?
Po, ndodh, është normale sepse kemi një stil të ngjashëm në veshje dhe dukje.
Çfarë është duke punuar për momentin Suzana, cilat janë impenjimet tuaja?
Përpos angazhimeve që kam në fusha të ndryshme, unë jam duke realizuar një “Tv show” që do të fillojë transmetimin në shtator, ku unë jam autore dhe moderatore.
Vera ka nisur, ndërkohë që ka filluar dhe plazhi. Ju keni nisur pushimet. Me kë jeni duke i kaluar dhe ku?
Nuk kam pasur pushim të gjatë, por kam ikur me familje disa herë për fundjavë.
Stina juaj e preferuar?
Vjeshta më pëlqen për shumë arsye se freskohet koha, natyra zbukurohet me ngjyra të llojllojshme, të cilat më magjepsin.
Sipas jush, është mirë të jesh në qendër të opinionit?
Varet për arsyen, për vlera apo antivlera.
Cilat janë këshillat që ndani me vajzën?
Unë me vajzën time jemi shumë të afërta dhe ndajmë secilën gjë me njëra-tjetrën.
E keni problem të dilni në bikini për të treguar fizikun në formë, mendoni se është akoma tabu te ne?
Jo, nuk e kam problem, jam rritur në një familje që kemi kaluar pushimet në bregdet dhe është shumë normale që aty vishen bikinit.
Një femër sado që të ecin vitet duhet të mbajë veten, pajtohesh me këtë?
Po, patjetër, nuk do të thotë që nëse je nënë apo gjyshe të dorëzohesh dhe të mos përkujdesesh për vetveten, pamja e jashtme është pasqyrim i personalitetit, kreativitetit dhe stilit të jetës që bën personi.
Keni sprovuar veten si modele ndonjëherë?
Jo, asnjëherë deri më tani.